| Home || UK Radio || |

Added: Feb 3, 2008

From: fucishpendi

Duration: 5:20

Të pagjeturit "Kalimi i kohës nuk është shërues për familjet e të pagjeturve. Vetëm përgjigjet mund t'ju ndihmojnë atyre që të shikojnë drejt ardhmërisë dhe të parandalojnë që ankthi i tyre të shndërrohet në urrejtje të përhershme." -- nga deklarata e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Komisionin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Varshavë, 23 nëntor 2004 Fotografi. Emra. Varre. Ose... Fotografi. Emra. Grila. Mijëra njerëz në të dy grupet. Aso që tash eshtrat u prehen të qetë në varrezat e vendlindjes së tyre. Aso që ende janë të pagjetur dhe fytyrat e buzëqeshura u varen në grilat që rrethojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mijëra familje në të dy grupet, që i dhimbsen njëra-tjetrës: për shpresën e rrejshme njërës, për gjendjen e pashpresë tjetrës. Shtatë vjet e gjysmë pas mbarimit të luftës në Kosovë edhe 2202 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Mungojnë njerëzit që janë e vërteta e një regjimi. Mungon e vërteta për ta. Janë të gjallë apo të vdekur? Nëse janë vrarë, ndodhen në ndonjë varrezë masive apo trupat e tyre janë djegur nëpër shkritore? Dihet se janë marrur të gjallë nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Pothuajse të gjithë këta janë vrarë në Kosovë, janë varrosur në Kosovë, janë zhvarrosur në Kosovë, janë dërguar në Serbi, janë varrosur në Serbi, janë zhvarrosur në Serbi, dhe tash varrosen sërish në Kosovë. Çdo muaj kthehen nga Serbia dhjetëra thasë me numra që përmbajnë nga një grumbull jo të plotë të eshtrave. Shumë familje kosovare detyrohen t'i hapin sërish varret e më të dashurve të tyre për të varrosur edhe eshtrat e një gjymtyrë të tyre që u kthye më vonë. Kriminelët donin të zhduknin trupat e viktimave të tyre për të zhdukur gjurmët e vetes së tyre. Ata e kishin ndjekur viktimën e tyre derisa ajo ishte gjallë. Tash trupi i viktimës i ndjek ata. Ai trup është i gjallë për kriminelin që u zhduk. Në qershor të vitit 1999, me rastin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, afër 6.000 shqiptarë u morën peng dhe u dërguan në Serbi. Mbi 2.050 përfunduan në burgje zyrtare. U liruan në grupe të vogla përgjatë tri vjetëve të ardhshme. Të tjerët u shpallën të zhdukur. Eshtrat e tyre vazhdojnë të kthehen edhe sot e kësaj dite, sërish në grupe të vogla, pasi të jenë ekshumuar nga varrezat masive në Serbi ose të jenë nxjerrur nga lumejtë e liqenet atje ku Serbia u mundua ta fundoste të vërtetën e saj. Duke qenë i rrezikuar nga e vërteta shteti i Serbisë dëshmoi se në thelb është kriminal. Çfarëdo obstruksioni i mundshëm ngjan. Procedurat e identifikimit janë jashtëzakonisht të ngadalshme dhe ato për më tepër i karakterizon kualiteti shumë i dobët i egzaminimit mjekësor. Kësisoj, me rastin e rishqyrtimit të tyre në Kosovë, del në pah një diskrepancë prej 10% në raportet e identifikimit dhe deri në 70% në raportet mbi shkakun e vdekjes. Ato kufoma i ruajnë forcat ushtarake serbe -- po ato forca që i vranë ata. Asnjëherë deri më tash nuk është hulumtuar për burgje sekrete ose varreza tjera masive në Serbi. Serbia nuk do që t'i kthejë të gjitha kufomat e zhvarrosura përnjëherë dhe as ta zbardhë fatin e të pagjeturve në mënyrë që këtë ta përdorë si mjet për tregti në vendosjen e statusit final të Kosovës, që të përfitojë materialisht nga bashkësia ndërkombëtare dhe që të heshtet e kaluara. Nëse flasim dhe rrëmojmë të kaluarën atëherë do të dalin krime të mëdha dhe të tmerrshme. Çështja e të zhdukurve e bën të pamundur përfundimin e konfliktit, pajtimin dhe një fillim të ri të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë dhe të popujve të këtyre dy vendeve. Lufta shkatërroi jetërat e shumë njerëzve por ndërtoi kujtime të hidhura të pashlyeshme. Drejtësia restauruese është e domosdoshme e për të janë të nevojshme gjykata të pavarura në Kosovë e Serbi, shumë vullnet politik e njerëzor, gjetje dhe mobilizim i dëshmive dhe dëshmitarëve, kompenzim për viktimat. Nëse koha shëron plagët shpirtërore të të gjallëve për të vdekurit ajo i rrit ato kur bëhet fjalë për personat e pagjetur. Edhe 2202 njerëz mungojnë. Të mungosh do të thotë të jeshë. Ata janë. Ata duhet gjetur. Shkruar nga Albin Kurti Tuesday, 24 October 2006 VAZHDON:www.vetevendosje.org Shkrimet - Albin Kurti - Të pagjeturit

Channel: Nonprofit

Tags: adem  albin  bac  eliza  hoxha  jashari  kosova  kosoves  kry  kurti  pagjeturit  pavarsia  republika  rrembyer  su    uck  zhdukur 


Rating: 5.00 (3 ratings)    Views: 915' favoriteCount='1    Comments: 0